Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan Xhorgj Bush është angazhuar për dërgimin e shpejt të forcave shumëkombëshe në Liban.
"Javën e ardhshme takohet Këshilli i Sigurimit dhe ne synojmë krijimin e një suaze për ndërprejen e armiqësive dhe pastaj mandatimin e shpejt të forcës shumëkombëshe", ka thënë presidenti Bush.
Këto komente presidenti Bush i ka bërë pas një takimi me kryeministrin britanik Toni Bler.
Kryeministri Bler ka thënë se me presidentin Bush është pajtuar se një rezolutë e Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e armiqësive duhet miratuar sa më parë.
XS
SM
MD
LG