Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Izraeli sot ka refuzuar apelin e Kombeve të Bashkuara për armëpushim 72 orësh në Libanin jugor.
Kordinatori i Kombeve të Bashkuara për situata të jashtëzakonshme Jan Igeland ka ftuar Izraelin dhe Hezbollahun që të ndërprejnë luftimet për aq kohë sa nevojitet për evakuimin e civilëve:
"Ajo që ne na duhet është ndërprerja e armiqësive. Ftoj Izraelin dhe libanezët për së paku 72 orë ndërprerje të armiqësive, që të kemi mundësi të evakuojmë të plagosurit, fëmijët dhe të moshuarit", tha Igeland.
Izraeli ka thënë se nuk ka nevojë për ndërprerje të zjarrit, sepse koridori i ndihmës humanitare është i hapur.
XS
SM
MD
LG