Ndërlidhjet

logo-print

KANA / LIBAN


Së paku 50 njerëz kanë vdekur, përfshirë rreth 20 fëmijë nga sulmet ajrore izraelite në fshatin Kana të Libanit jugor. Ushtria izraelite ka thënë se nga ai fshat militantët e Hezbollahut gjuanin raketa në territorin izraelit dhe se civilët janë paralajmëruar më herët të largohen prej aty. Kryeministri i Libani, Fuad Siniora ka thënë pas sulmit të sotëm, se qeveria nuk mund të bisedojë me Izraelin për zgjidhjen e krizën përderisa nuk arrihet armëpushimi.
"Nuk ka vend për bisedime pa një armëpushim të menjëhershëm dhe përderisa nuk zhvillohen hetime për masakrën e sotme të Izraelit në Liban" ka thënë Siniora.
Ndërkohë kryeministri i Izraelit Ehud Olmert ka shprehur keqardhjen e thellë për vdekjen e civilëve, mirëpo ka thënë se kjo nuk e ndalon efensivën e Izraelit për të dëbuar militantët e Hezbollahut nga jugu i Libanit.
Vizita e sekretares amerikane të shtetit Kondoliza Rajs në Bejrut është anuluar me iniciativën e qeverisë libaneze.
Rajs po qëndron në këto çaste në Jerusalem ku po takohet me zyrtarë të lartë izraelit. Ajo ka shprehur dhembjen për viktimat e sotme dhe tha se tash është koha të arrijmë ndaljen e luftimeve.
XS
SM
MD
LG