Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti francez Zhak Shirak ka dënuar sulmin e sotëm të Izraelit në jug të Libanit. Shirak ka thënë se incidenti nënvizon nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm. Franca ka përpiluar draftin e rezolutës që do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta bën thirrje për ndaljen e menjëhershme të armiqësive midis Izraelit dhe Libanit dhe përgatitjen për dërgimin e një forcë ndërkombëtare në Liban. Mbreti Abdullah i Jordanisë, e quajti sulmin ajror izraelit një krim të shëmtuar dhe shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beckett tha se vrasja e civilëve ishte shqetësuese dhe shtoi se qeveria britanike vazhdimisht i kishte bërë thirrje Izraelit të vepronte në mënyrë të përmbajtur.
XS
SM
MD
LG