Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Amir Peretz ka akuzuar Iranin për inkurajimin që po i bënë Hezbollahut për siç tha, aktiviteve kriminale. Ai tha se Izraeli do të intensifikojë fushatën kundër Hezbollahut. "Si njeri i paqës, ju them se nuk duhet të pajtohemi me një armëpushim i cili do të zbatohej menjëher. Vetëm ata që neutralizojnë terrorin mund të arrijnë paqen" ka thënë Peretz.
Njëkohesisht, ministri izraelit i drejtësisë, Haim Ramon ka thënë se armëpushimi 48 orësh i Izraelit nuk do të thotë mbarim i luftës.
Vala e luftimeve ndërmjet ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbiollahut sot ka qenë me e ulët. Raportohet për disa ushtarë izraelitë të plagosur dhe një ushtar libanez të vrarë.
XS
SM
MD
LG