Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert ka thënë se nuk do te ketë armëpushim të luftimeve në Liban gjatë ditëve të ardhshme. Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë pas atyre të sekretares së shtetit Kondoliza Rajs se këtë javë mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.
Olmert ka thënë se lufta do të vazhdojë derisa Izraelit të jetë i lirë nga kërcënimet e Hezbollahut dhe dy ushtarët izraelitë të rrëmbyer militantët shiit të kthehen në shtëpitë e tyre.
Vala e luftimeve ndërmjet ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbiollahut sot ka qenë me e ulët. Raportohet për disa ushtarë izraelitë të plagosur dhe një ushtar libanez të vrarë.
XS
SM
MD
LG