Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD/LUBJANË


Deklarata e ministrit të Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel për Kosovën, paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë, ka vlerësuar Sanda Rashkoviq-Iviq, kryetare e Qendrës koordinuese të Serbisë për Kosovën.
Ajo tha se "është e qartë se zoti Rupel një kohë të gjatë po merret me tregti të pa-autorizuar me territorin e Serbisë dhe me formimin e shtetit të pavarur në territorin e Serbisë".
Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel ka thënë se deklarata e kryeministrit të Serbisë Vojisllav Koshtunica se Serbia është e gatrshme ta sakrifikojë të ardhmen e vet evropiane për shkak të Kosovës, është problematike.
"Mendoj se deklarata apo qëndrimi se Serbia është e gatshme ta sakrifikojë prespektivën e vet evropiane, nga pikëpamja jonë, e Bashkimit Evropian dhe botës perendimore, është problematike", tha zoti Rupel në një konferencë për shtyp në Lubjanë.
XS
SM
MD
LG