Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar sot që përmes një deklarate të bëjnë thirrje për ndaljen e mënjehërshme të armiqësive ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Njoftimin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Finlandës Erki Tuomioja. "Nuk ka ndarje në Bashkimin Evropian, dhe çështja kryesore është sesi Këshilli i Ministrave të bëjë thirrje për ndalje të menjëhershme të armiqësive e cila do të pasohej nga një armëpushim i qëndrueshëm" ka thënë Tuomioja.Ai tha se ministrat e 25 vendeve anëtare janë pajtuar që ndalja e armiqësive duhet të pasohet me vendosjen e një force ndërkombëtare në rajon.
XS
SM
MD
LG