Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert tha se Izraeli do të vazhdoj ofensivën e vet ushtarake kundër Hezbollahut në jugun e Libanit, deri sa atje të vendoset një forcë e fuqishme ndërkombëtare.
Mijëra trupa izraelite sot kanë depërtuar në jugun e Libanit në kuadër të zgjerimit të operacioneve tokësore. Gjatë luftimeve në qytetin Baalbek, forcat izraelite kanë zënë disa luftëtarë të Hezbollahut. Këtë informacion Hezbollahu e ka përgënjeshtruar. Raportohet se gjatë sulmeve të sotme ajrore izraelite, janë vrarë 11 civilë dhe tre ushtarë të Libanit.
XS
SM
MD
LG