Ndërlidhjet

logo-print

LOS ANXHELOS


Kryeministri britanik, Tony Blair është kthyer në Londër pasi e përfundoi vizitën në Shtetet e Bashkuara.Në një fjalim në Këshillin për Çështje Botërore në Los Anxhelos, Blair premtoi se do të vazhdoj të punoj për ndaljen e armiqësive në Liban. "Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë të mundshme për ti ndalë armiqësitë. Por, atëherë kur kjo të ndodhë, ne duhet të vazhdojmë përkushtimin tonë për ripërtrirje të strategjisë tonë për t'ju shkaktuar disfatë atyre që po na kërcënojnë", tha Bler.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara kryeministri britanik diskutoi për krizën në Lindjen e Mesme me presidentin amerikan, George Bush.
XS
SM
MD
LG