Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri Agim Ceku ka deklaruar se letra që Kryesia e LDK-së i ka dërguar atij, me të cilën zëvndëskryeministri Lutfi Haziri autorizohet që të ndjek nga afër performansën e ministrave të LDK-së nuk krijon ndonjë çarje apo fraksion brenda qeverisë. “Besoj se qëllimi i kësaj letre ka qenë harmonizimi i brendshëm i Qeverisë. Uniteti në Qeveri nuk ka alternativë, kështu që unë jam ai i cili e drejtoj atë dhe i cili e bëj vlerësimin e gjithë kabinetit qeveritar, jam ai i cili kërkoi llogari dhe i cili i informoj, gjithashtu, edhe partnerët e koalicionit për performancat e ministrave. Unë jam këtu për t’u shërbyer interesave të qytetarëve të Kosovës dhe vetëm këtë e konsideroj si detyrën time”, tha kryeministri Çeku pas një takimi me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. “Në atë moment kur e shoh se nuk jam i dobishëm dhe se është në pyetje autoriteti im si kryeministër, unë nuk do të jem në këtë post”, ka thënë kryeministri Çeku.
XS
SM
MD
LG