Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Papa Benedikti i 16-të sot ka përsëritur ftesën e tij për ndaljen e menjëhershme të armiqësive ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Papa tha se zemra e tij është përplotë dhembje për vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe në mënyrë specifike ka përmendur sulmin izraelit në Kana në Libanin jugor, nga i cili u vranë më se 50 vetë, shumica prej tyre fëmijë dhe gra. "I bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtarë dhe çdo njërit të përfshirë në këtë tragjedi që sa më shpejt të sigurojnë kushtet për zgjidhje përfundimtare politike të krizës. Të sigurojnë të ardhme të qetë dhe të sigurtë për gjeneratat e ardhshme" ka thënë Papa Benedikti XVI.
XS
SM
MD
LG