Ndërlidhjet

BEJRUT


Kryeministri i Libanit Fuad Siniora tha se ofenziva 3-javëshe izraelite kundër Hezbollahut në Libanin jugor rezulton me mbi 900 të vrarë dhe 3 mijë të plagosur.
Duke iu drejtuar me një video-mesazh liderëve të vendeve myslimane në samitin në Malajzi, ai tha se 1/3 e viktimave janë fëmijë, ndërsa rreth 1 milionë njerëz apo një e katërta e popullsisë janë zhvendosur.
Ndërkohë, aeroplanët izraelitë sot i vazhduan sulmet ajrore në pozicionet e Hezbollahut në paralagjet jugore të Bejrutit dhe gjetkë në Liban.
Aeroplanët izraelitë mbrëmë gjithashtu sulmuan caqet afër kufirit verior të Libanit me Sirinë, dhe në luginën Beka.
Në Libanin jugor, një ushtar izraelit u vra dhe 4 u plagosën në luftimet me guerilët e Hezbollahut. Kjo e rriti në 37 numrin e ushtarëve izraelitë të vrarë në 3 javë luftime.
Dje Hezbollahu shkrepi më shumë se 230 raketa në Izrael duke vrarë të paktën një njeri.
XS
SM
MD
LG