Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Presidenti Viktor Yushchenko vendosi ta propozojë rivalin e tij pro-rus Viktor Yanukovich për kryeministër të ri të Ukrainës.
Në fjalimin e sotëm në televizion, Yushchenko tha se vendimin e mori pasi Yanukovich u dakordua të përkrahë deklaratën për unitetin kombëtar, e cila i mbështet hapat e presidentit për integrim të Ukrainës me Evropën Perëndimore dhe reformat ekonomike.
Duke bërë publik vendimin për nominimin e Yanukovich, Yuschenko e përjashtoi mundësinë për shpërndarjen e parlamentit dhe për zgjedhje të reja.
Vendimi synon t'i japë fund pasigurisë politike të krijuar pas zgjedhjeve, në të cilat asnjë parti nuk fitoi shumicën në parlament.
XS
SM
MD
LG