Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ndaj ish komandantit të lartë të policisë së Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviq po zhvillohen hetime për rolin e tij në ekzekutimin e tre vëllezërve shqiptarë, shtetas amerikanë, gjatë luftës në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë në Beograd Bruno Vekariq. Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova u vranë në vitin 1999. Vlastimir Gjorgjeviq që tashmë është i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, mendohet se jeton në Rusi ku shkoi pasi në Serbi në vitin 2001 u zbuluan varrezat masive ku ishin edhe trupat e tre vëllezërve Bytyqi dhe të qindra shqiptarëve të tjerë.
XS
SM
MD
LG