Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ka thënë sot se Irani duhet të respektojë 31 gushtin si afatin përfundimtarë të vënë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të ndalur programin bërthamorë ose në të kundërtën përballjen me sanksione ndërkombëtare. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, i kujtohet Iranit se si anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet të zbatojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka thënë se është ende e mundur që mosmarrëveshjet ndërkombëtare për programin bërthamorë, të zgjidhen përmes diplomacisë.
XS
SM
MD
LG