Ndërlidhjet

BEJRUT


Raportet e mediave të Izraelit thonë se shtatë persona u vranë sot nga sulmet me raketa të Hezbollahut në veri të Izraelit. Ushtria izraelite ka njoftuar për dy ushtarë të vrarë gjatë përleshjeve me luftëtarët e Hezbollahut në Liban.Aeroplanët izraelitë sot i vazhduan sulmet ajrore në pozicionet e Hezbollahut në paralagjet jugore të Bejrutit dhe gjetkë në Liban, derisa 8 mijë trupa tokësore janë ndeshur me luftëtarët e Hezbollahut në zonën kufitare. Zëdhënësi i Hezbollahut Husein Rallah ka thënë se militantët nuk do të pajtohen me një armëpushim përderisa forcat izraelite nuk largohen nga Libani.
Më herët kryeministri i Libanit Fuad Siniora deklaroi se ofenziva 3-javëshe izraelite kundër Hezbollahut në Libanin jugor rezulton me mbi 900 të vrarë dhe 3 mijë të plagosur.
XS
SM
MD
LG