Ndërlidhjet

BEJRUT


Kanë vazhduar sulmet izraelite në rrethinat e kryeqytetit libanez Bejrut edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.
Sulmet e fundit izraelite erdhën pas ofertës së udhëheqësit të Hezbullahut, Hasan Nasarallah se do të ndërprisnin sulmet me raketa ndaj Izraelit, nëse ky i fundit do të ndalte sulmet ajrore.
Por Nasarrallah kërcënoi të sulmonte Tel Avivin nëse Izraeli do bombardonte qendrën e Bejrutit.
Gjatë 24 orëve të fundit Izraeli ka pësuar numrin më të madh të viktimave që nga fillimi i konfliktit me Hezbullahun, ku tetë civilë dhe katër ushtraë humbën jetën.
Sipas kryeministrit libanez, Siniora në vendin e tij nga konflikti në fjalë 900 persona kanë vdekur dhe mbi
3000 të tjerë janë palgosur.
XS
SM
MD
LG