Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Delegacioni i Kosovës ka caktuar sot ekipet përfaqësuese për dy takimet e radhës në Vjenë. Ndërsa ekipin për decentralizimin do ta udhëheqë zëvendëskryeministri Lutfi Haziri, ekipin për takimin lidhur me pozitën e pakicave në Kosovë, do ta udhëheqë Veton Surroi. Delegacioni ka miratuar dhe platformën e Prishtinës për komunitetet pakicë. Nga Zyra e Ahtisarit në Vjenë sot është konfirmuar mbajtja e takimit për decentralizimin më 7 gusht, ndërkohë që për shkak të kërkesave të Beogradit për shtyrjen e takimit të 8 gushtit lidhur me pakicat, Vjena është ende duke diskutuar me palët në bisedime për datën e saktë të takimit.
Ndërkaq agjencitë serbe të lajmeve sot kanë njoftuar se delegacioni i Serbisë megjithatë do të marrë pjesë në takimin e Vjenës.
XS
SM
MD
LG