Ndërlidhjet

SHKUP


Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që prej të hënën, përmes protestave ta shprehë pakënaqësinë ndaj koalicionit të ri qeveritar, në të cilin do të participojë partia shqiptare me më pak deputetë.
"VMRO-DPMNE ka shkelur mbi vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët në zgjedhjet e 5 korrikut u përcaktuan për koalicionin BDI-PPD" ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti.
Ndërkohë partitë maqedonase kanë thënë se për përbërjen e qeverisë së re nuk vendos BDI-ja por partia që ka marrë më shumë vota, e kjo sipas tyre është VMRO-DPMNE.
XS
SM
MD
LG