Ndërlidhjet

BEJRUT


Raportet nga Libani thonë se nga sulmet izraelite në një fshat kufitar me Sirinë janë vrarë shumë civilë. Agjensitë e lajmeve citojnë dëshmitarët dhe burimet e forcave të sigurisë të kenë thënë se diku prej 12 deri 40 veta janë vrarë nga sulmet.
Sulmet e fundit izraelite erdhën pas ofertës së udhëheqësit të Hezbullahut, Hasan Nasarallah se do të ndërprisnin sulmet me raketa ndaj Izraelit, nëse ky i fundit do të ndalte sulmet ajrore.
Por Nasarrallah kërcënoi të sulmonte Tel Avivin nëse Izraeli do bombardonte qendrën e Bejrutit Njëkohësisht policia izraelite ka thënë se militantët e Hezbollahut kanë gjuajtur 120 raketa në veri të Izraelit duke lënë të vrarë dy civilë izraelitë.
XS
SM
MD
LG