Ndërlidhjet

BEJRUT


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit David Welch ka biseduar me kryeministrin e Libanit Fuad Siniora për konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut. Takimi u mbajt një javë pasi Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice e anuloi vizitën në Bejrut, kur Izraeli bombardoi fshatin Qana ku u vranë dhjetra civilë.
Ndërkohë, presidenti George Bush ka biseduar me telefon me sekretarin e përgjithshëm të KB, Kofi Annan lidhur me përpjekjet për të arritur një marrëveshje në Këshillin e Sigurimit, e cila do të kërkonte ndërprerjen e luftimeve në Liban.
Zyrtarët britanikë thanë se kryeministri Tony Blair ka ndërprerë pushimet për të ndihmuar negociatat, kurse në Londër sot u organizua një protestë kundër luftës.
XS
SM
MD
LG