Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit David Uelsh ka biseduar me kryeministrin e Libanit Fuad Siniora për konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Uelsh tha se Uashingtoni dëshiron t'i jepet fund luftimeve dhe "të lëmë pas dhunën e tmerrshme të tre javëve të fundit".
"Atyre që lanë shtëpitë për t'i shpëtuar dhunës duhet t'ju mundësohet të kthehen në qytetet dhe fshatrat e tyre sa më shpejt që është e mundur. Derisa po afrohet viti shkollor fëmijët libanezë duhet të kenë mundësi të vazhdojnë shkollën. Libani, që ka qenë një portë e rëndësishme e Lindjes së Mesme duhet të rivendosë lidhjet me botën", tha Uelsh.
XS
SM
MD
LG