Ndërlidhjet

HAVANA


Zyrtarët e Kubës sot i kanë hedhur poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për demokraci.
Mbrëmë, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, në një mesazh që u transmetua në Kubë, u bëri thirrje kubanezëve të punojnë për ndryshimet demokratike gjatë pasigurisë politike të shfaqur pas sëmundjes së liderit Fidel Castro.
Rice tha se SHBA-të mbeten të përkushtuara në mbështetjen e lirisë në këtë vend komunist, dhe u bëri thirrje kubanezëve të mos e braktisin vendin.
"Shtetet e Bashkuara i respektojnë aspiratat tuaja si qytetarë sovranë, dhe ne i mbështesim të drejtat tuaja që të flisni, të mendoni dhe të zgjidhni udhëheqësit tuaj ashtu siç doni ju përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike", tha Rice.
Kryetari i Parlamentit kubanez tha se 79-vjeçari Castro është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Castro e sundon Kubën për 47 vjet me radhë.
XS
SM
MD
LG