Ndërlidhjet

BEJRUT


Qeveria e Libanit e ka hedhur poshtë si të pamjaftueshëm draftin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që synon t'i japë fund konfliktit ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit.
Nouhad Mahmoud, zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Libanit, tha se drafti nuk parasheh tërheqjen e trupave izraelite që tash gjenden në territorin e Libanit.
Drafti kërkon "ndërprerjen e plotë të armiqësive" ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit.
Zyrtarët e Hezbollahut thanë se grupi militant do ta pranojë armëpushimin vetëm pasi Izraeli t'i ndërpresë sulmet, dhe të gjithë ushtarët izraelitë të largohen nga Libani.
Ndërkohë, luftimet mes palëve kanë vazhduar. Sot raketa të shumta të Hezbollahut kanë goditur veriun e Izraelit, ndërsa raportet e para flasin për të paktën 10 të vrarë dhe disa të plagosur. Të gjitha viktimat ishin ushtarë rezervistë, të cilët një raketë i goditi në fshatin verior Kfar Giladi.
Po sot, 5 njerëz e humbën jetën nga sulmi ajror izraelit në fshatin Ansar në Liban.
Ushtria izraelite raportoi se dy ushtarë rezervistë janë vrarë në luftimet me Hezbollahun në Libanin jugor.
Ndërkohë nga qyteti Tyre njoftohet se tre paqëruajtës kinezë janë plagosur në shkëmbim-zjarrin ndërmjet trupave izraelite dhe guerilës së Hezbollahut në Libanin jugor.
XS
SM
MD
LG