Ndërlidhjet

JERUSALEM/BEJRUT


Pjesëtarët e Hezbollahut sot kanë hedhur një mori predhash raketore në territorin e Izraelit duke vrarë 13 vetë dhe plagosur disa të tjerë. 12 prej të vrarëve ishin ushtarë rezervistë, të vrarë nga një predhë, që e goditi fshatin verior, Kfar Giladi. Në mesin e të vrarëve ishte edhe një gura në Haifa. Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Liban vazhduan edhe sot. Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka zënë personin e përfshirë në rrëmbimin e dy ushtarëve izraelitë më 12 korrik. Ky rrëmbim shkaktoi luftën e Izraelit kundër Hezbollahut.
XS
SM
MD
LG