Ndërlidhjet

KRAFORD


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha sot se propozim rezoluta e Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin ndërmjet Izraelit e Hezbollahut në Liban, mund ta ndalë shpejt dhunën e përmasave të gjëra. Ajo kërkoi që Këshilli i Sigurimit të votoj nesër ose pasnesër për këtë rezolutë, që bënë thirrje për ndaljen e plotë të armiqësive. Propozim rezoluta është paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca dhe teksti i saj është publikuar mbrëmë. Një zyrtar i lartë libanez tashmë e ka refuzuar atë si joadekuate dhe ka thënë se kjo propozim rezolutë do ti lejonte forcat e Izraelit në territorin libanez. Ja se ç'thotë lidhur me këtë projekt rezolutë, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
- Rezoluta nuk parasheh dhe nuk pret tërheqje të plotë të Izraelit në fazën e parë, meqë kjo është rezolutë që i ndalë armiqësitë me forca në vend, por kërkon që operacionet madhore ushtarake, operacionet ofensive ushtarake, hedhja e predhave, pra çdo lloj dhune që realisht është shumë e vështirë për popullatën civile, kjo duhet të ndalet, tha zonja Rice. Njëherësh, ministri i jashtëm i Sirisë, Valid Moallem këtë propozim rezolutë e përshkruajti si "recetë për vazhdimin e luftës".
XS
SM
MD
LG