Ndërlidhjet

HIROSHIMË


Dhjetëra mijë njerëz nga mbarë bota janë tubuar në qytetin japonez Hiroshima për të përkujtuar 61 vjetorin e bombës së parë bërthamore. Në fjalimin e tij prefekti i qytetit, Tadatoshi Akiba shprehu keqardhje për trendin global të zgjerimit dhe bëri thirrje për asgjësimin e armëve bërthamore në botë.
- Roli i vetëm për armët bërthamore është asgjësimi i tyre. Megjithatë, liderët politikë botëror ende vazhdojnë të mos i përfillin këta zëra, tha Akiba. Aeroplani luftarak amerikan e hodhi bombën bërthamore në Hiroshimë më 6 gusht të vitit 1945. Tri ditë më vonë u bombardua qyteti Nagasaki dhe kjo çoi në kapitullimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG