Ndërlidhjet

BEJRUT


Kryeministri i Libanit Fuad Siniora ka thënë se nga sulmet izraelite sot janë vrarë më shumë se 40 njerëz në fshatin Hula në jug të Libanit. Siniora e bëri njoftimin gjatë fjalimit në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve arabe të cilët janë mbledhur në Bejrut për të diskutuar konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.
Po sot, nga sulmet izraelite janë vrarë 18 civilë, derisa kanë vazhduar luftimet e militantëve të Hezbollahut me trupat koësore izraelite.
Njoftohet se nga sulmet me raketa te Hezbollahut në Izraeli janë vrarë së paku 5 njerëz.
XS
SM
MD
LG