Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenën është mbajtur takimi mbi decentralizimin ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarve të Kombeve të Bashkuara. Diplomati gjerman Bernard Schlageck, i cili e ka drejtuar takimin e sotëm ka pranuar se bisedat kanë qenë tepër të vështira. Sipas tij palët kanë ofruar qëndrimet vetëm sa i përket emërimit të komandantëve të policisë nëpër komuna, përfshirë dhe komunat serbe, të cilat do të themelohen në të ardhmen. Bernard Schlageck nuk ka dhënë ndonjë hollësi, por nga radhët e delegacionit të Kosovës është bërë e ditur se koncepti për policinë i afrohet Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, ku Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me pushtetin lokal, emëron shefin e policisë. Ndërkaq nga delegacioni serb theksohet se nuk është arritur pajtim në asnjë fushë.
Ndërkohë sot për në Vjenë është nisur delegacioni që do të diskutojë nesër me palën serbe për pozitën e pakicave në Kosovë.
XS
SM
MD
LG