Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Kryeministri i Libanit Fuad Siniora tha se një person është vrarë nga sulmet izraelite sot në fshatin kufitar Hula, e jo siç ekzistonte frika për 40 civilë të vrarë. Nga sulmet ajrore izraelite në Liban sot janë vrarë 18 civilë derisa vazhduan përleshjet e militantëve të Hezbollahut dhe forcave tokësore të izraelit. Njoftohet se nga sulmet me raketa të Hezbollahut në territorin izraelit, janë vrarë së paku pesë persona. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Amir Peretz ka thënë se do të zgjerohet ofensiva tokësore ditët e ardhshme në rast se dështojnë përpjekjet për zgjidhje diplomatike të konfliktit. Më herët, në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve arabe, kryeministri Siniora bëri një thirrje emocionale për ndihmë nga shtetet arabe. Në zhvillime tjera, ministrat e punëve të Jashtme të vendeve arabe do të dërgojnë një delegacion në Kombet e Bashkuara për të përshpejtuar armëpushimin e menjëhershëm në Liban dhe tërheqjen e trupave izraelite.
XS
SM
MD
LG