Ndërlidhjet

CRAWFORD/SHBA


Presidenti amerikan Xhorgj Bush ka thënë se rezoluta e Kombeve të Bashkuara për ndaljen e konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut është e nevojshme sa më shpejtë që është e mundur. Duke folur para gazetarëve në Texas, Bush kërkoi ndaljen e menjëhershme të luftimeve dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që rezoluta e Kombeve të Bashkuara të mos krijojë vakum për Hezbollahun që të provokojë stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, tha se SHBA-të do të marrin në konsideratë gjitha shqetësimet e palëve për rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe do të shohin mundësinë se si t'i adresojnë ato.
XS
SM
MD
LG