Ndërlidhjet

VJENË


Po vazhdon në Vjenë takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për pakicat. Ky është takimi i parë mbi këtë temë, derisa pason atë të djeshmin për decentralizimin.
Delegacioni i Kosovës drejtohet nga Veton Surroi, i cili para fillimit të takimit tha se pala kosovare do ofrojë një paketë me garanci të plota për gjithë qytetarët e Kosovës, përfshi dhe ata të pakicave. Surroi i ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të jenë pjesë e delegacionit të Prishtinës.
Anëtari i ekipit serb, Dushan Batakoviç tha se është shumë e rëndësishme që delegacioni serb të mbetet në proces.
XS
SM
MD
LG