Ndërlidhjet

SHKUP


Simpatizantët e Bashkimit Demokratik për Integrim sot sërish organizuan bllokadë gjysëm orëshe të rrugëve magjistrale në Maqedoni, në shenjë proteste për vendimin e mandatarit Nikolla Gruevski që kjo parti të mos marrë pjesë në qeveri, edhe pse fitoi më së shumti vota nga shqiptarët. Bllokadat u organizuan në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Tetovë, Dibër dhe Strugë.
"Do t'i vazhdojmë bllokadat derisa të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Maqedoni dhe derisa disa politikanë nuk e kuptojnë se në Maqedoni pas Marrëveshjes së Ohrit ekziston një realitet i ri", thuhet në një komunikatë të BDI-së.
XS
SM
MD
LG