Ndërlidhjet

JERUSALEM


Vazhduan edhe sot luftimet mes forcave izraelite dhe guerilës së Hezbollahut në Libanin jugor.
Një ushtar izraelit u vra dhe 5 u plagosën nga një predhë anti-tank në afërsi të fshatit Bint Jbeil. Ushtria e Izraelit tha se tha se u vranë edhe 15 luftëtarë të Hezbollahut. Po sot, dy ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë shkëmbim zjarrit në fshatin Labounna.
Hezbollahu njoftoi se ka shkatërruar 2 tanke izraelite.
Ndërkohë, aeroplanët izraelitë bombarduan zona të ndryshme, ndërsa Hezbollahu ka shkrepur disa raketa në veri të Izraelit.
Më shumë se 950 njerëz e kanë humbur jetën në Liban prej fillimit të konfliktit, i cili u nxit kur Hezbollahu rrëmbeu dy ushtarë izraelitë më 12 korrik. Gjithashtu janë vrarë edhe rreth 100 izraelitë.
XS
SM
MD
LG