Ndërlidhjet

logo-print

KOPENHAGË


Danimarka i ka kërkuar Gjermanisë ta ekstradojë një ish oficer të trupave SS, i cili akuzohet për vrasjen e një gazetari danez gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ministria e Drejtësisë tha se në fletëarrestin e dërguar në Gjermani, thuhet se danezi Soeren Kam kërkohet sepse më 30 gusht, 1943, e ka vrarë gazetarin Carl Clemensen në Kopenhagë.
Më vonë, Kam është martuar me një gjermane dhe ka fituar shtetësi të Gjermanisë. Ai tash është 84 vjeç.
XS
SM
MD
LG