Ndërlidhjet

VJENË


Ndërmjetësuesi i takimit të djeshëm ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për çështjen e të drejtave të pakicave, Bernhard Schlagheck u tha mbrëmë gazetarëve se ekzistojnë "mosmarrëveshje themelore" ndërmjet të dy palëve. Sipas tij Beogradi dëshiron që këto negociata të "zhvillohen në kuadër të bisedimeve për status". Lidhur me bojkotin e përfaqëeusesve politikë të serbëve të Kosovës, i dërguari i Kombeve të Bashkuara tha se ata "kanë humbur një rast për t'u angazhuar në një proces që është esencial për ta". Zoti Schlagheck tha se Prishtina është paraqitur me "propozime konkrete" për gjuhën, për pozitën e minoriteteve në Kuvend, në gjyqe dhe në media.
XS
SM
MD
LG