Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarë të policisë ndërkombëtare në Kosovë kanë shpjeguar sot arsyet e shtimit të forcave të policisë së UNMIK-ut në zonat veriore të Kosovës dhe në enklavat e tjera serbe. Ushtruesi i detyrës i komisarit të policisë Hissong tha se përforcimet janë bërë për të ndihmuar pjesëtarët e SHPK-së dhe për të shtuar sigurinë në pjesën veriore të Kosovës dhe në kufirin Kosovë-Serbi. Zyrtarë të policisë ndërkombëtare në Kosovë thanë sot se rritja e numrit të policisë ndërkombëtare në enklavat serbe dhe në pjesën veriore të Kosovës nuk ka të bëjë me ekzistimin apo jo te strukturave paralele të sigurisë, por bëhet për të ndihmuar pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së komisionerit të policisë ndërkombëtare, Ëayne Hissong tha në një takim me gazetarët se numri prej rreth 500 policësh ndërkombëtarë që u janë shtuar efektivave aktuale të policisë kosovare në pjesën veriore të Kosovës dhe në enklavat serbe është bërë me kërkesën e qytetarëve në këto zona dhe të udhëheqësve të tyre.
XS
SM
MD
LG