Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Presidenti i Francës Zhak Shirak ka thënë se kriza në Liban kërcënon stabilitetin në tërë Lindjen e Mesme.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Shirak tha se do të ishte e "pamoralshme" për komunitetin ndërkombëtarë të dorëzohen nga kërkesat për armëpushim të menjëhershëm.
Franca po punon të fitojë përkrahje për draft rezolutën e OKB-së për armëpushim e cila është sponsorizuar së bashku me Shtetet e Bashkuara. Shirak ka thënë se në rezolutë do të merren parasysh kërkesat e Libanit dhe vendeve arabe. Rezoluta e OKB-së në të cilën po punojmë sot, duhet, sipas nesh, të rrespektojë dy kërkesa: rivendosjen e sovranitetit të qeverisë libaneze në tërë territorin, e cila është thelbësore për popullin e Libanit dhe natyrisht të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur" tha Shirak.
Më herët një delegacion i Ligës Arabe i ka tërhequr vërejtjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se në Liban do të shpërthejë luftë civile nëse nuk arrihet një armëpushim i menjëhershëm dhe nëse trupat izraelite nuk tërhiqen. Konsiderohet se për rezolutën mund të votohet nesër.
XS
SM
MD
LG