Ndërlidhjet

JERUSALEM/BEJRUT


Armata e Izraelit thotë se 15 pjesëtarë të saj janë plagosur sot gjatë luftimeve me militantët e Hezbollahut afër fshatit Taibe, në jug të Libanit. Hezbollahu thotë se pjesëtarët e tij kanë vrarë ose plagosur 10 ushtarë izraelitë dhe kanë shkatërruar tri tanke. Është raportuar se në një kamp të refugjatëve palestinezë, afër portit Sidon, janë vrarë së paku dy persona dhe 15 të tjerë janë plagosur. Izraeli ka thënë se në shënjestër ishte shtëpia e një pjesëtari të Hezbollahut. Në qytetin Mashgara, nga sulmi ajror në një ndërtesë janë vrarë së paku pesë vetë.
Ndërkohë kabineti qeveritar izraelit ka miratuar një plan për zgjerimin e operacioneve tokësore në territorin e Libanit.
XS
SM
MD
LG