Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti i Francës Zhak Shirak ka thënë se kriza në Liban kërcënon stabilitetin në tërë Lindjen e Mesme.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Shirak tha se do të ishte e "pamoralshme" për komunitetin ndërkombëtarë të dorëzohen nga kërkesat për armëpushim të menjëhershëm.
Franca po punon të fitojë përkrahje për draft rezolutën e OKB-së për armëpushim e cila është sponsorizuar së bashku me Shtetet e Bashkuara. Shirak ka thënë se në rezolutë do të merren parasysh kërkesat e Libanit dhe vendeve arabe. "Rezoluta e OKB-së në të cilën se po punojmë sot, duhet, sipas nesh, të rrespektojë dy kërkesa: rivendosjen e sovranitetit të qeverisë libaneze në tërë territorin, e cila është thelbësore për popullin e Libanit dhe natyrisht të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur" tha Shirak.
Ndërkohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB-së Xhon Bolton duke folur për draft rezolutën ka thënë: "Mbetet pyetja se si do të kemi një forcë sigurie efektive në pjesën jugore të Libanit pas tërheqjes së forcave izraelite, kur të vijë koha e duru" ka thënë Bolton.
Konsiderohet se për rezolutën mund të votohet nesër në Këshillin e Sigurimit.
Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah ka thënë sonte se draft rezoluta e Francës dhe Shteteve të Bashkuara është e padrejtë.
XS
SM
MD
LG