Ndërlidhjet

NAGASAKI


Në qytetin japonez, Nagasaki sot u shënua 61 vjetori i sulmit të dytë në botë me bombë atomike. Prefekti i qytetit, Iho Ito i tha sot masës së tubuar se përpjekjet për moszgjerim të armatimit bërthamor në mbarë botën kanë dështuar. Ai kritikoi Uashingtonin për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Indinë. Ai poashtu kritikoi Iranin, Izraelin dhe Pakistanin për programet e shpalluara ose të dyshuara atomike, ndërsa për Korenë Veriore tha se paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë.
XS
SM
MD
LG