Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Autoritetet britanike thanë se policia ka parandaluar një komplot terrorist që planifikonte të hedhë në erë disa aeroplanë gjatë fluturimit.
Policia tha se plani parashihte eksplozivi të fshehet në valixhet e dorës në fluturimet prej Britanisë në Shtetet e Bashkuara. Deri tash janë arrestuar 21 veta ndërsa siguria në aeroportet britanike është shtuar.
Sekretari i Brendshëm John Reid deklaroi.
"Policia dhe shërbimi i sigurimit MI5, e hetojnë komplotin për rrëzimin e aeroplanëve, që planifikohej të hidhen në erë në mes të fluturimit", tha Reid.
Britania e ka rritur nivelin e kërcënimit nga shkalla "e rëndë" në shkallën "kritike".
Qeveria amerikane gjithashtu e ka shtuar nivelin e sigurisë për fluturimet komerciale nga Britania.
Nga Prishtina ndërkaq njoftohet se masat e sigurisë janë shtuar edhe në aeroportin e Sllatinës. Zëdhënësi Skender Bucolli fluturimet zhvillohen sipas orarit por me kontroll të rreptë të bagazheve dhe udhëtarëve.
XS
SM
MD
LG