Ndërlidhjet

RALEIGH


Në gjykimin e civilit të parë amerikan të akuzuar për keqtrajtimin e të burgosurve në luftërat në Irak dhe në Afganistan, dëshmitarët thanë se kishin parë që kontraktori civil i ka rrahur të burgosurit afganë.
Një ushtar amerikan dhe një përkthyes i CIA-s thanë se David Passaro e ka shkelmuar të burgosurin Abdul Wali aq fort, sa që ky i fundit ishte ngritur nga toka.
Ata thanë se në burgun Bagram më 2003, Passaro dy netë me radhë e ka goditur të burgosurin në kokë me një llambë elektrike dore.
Walli ka vdekur menjëherë pas hetimeve.
XS
SM
MD
LG