Ndërlidhjet

LONDËR


Autoritetet britanike thanë se policia ka parandaluar një komplot terrorist që planifikonte të hedhë në erë disa aeroplanë gjatë fluturimit.
Policia tha se plani parashihte që eksplozivi të fshehet në valixhet e dorës në fluturimet prej Britanisë në Shtetet e Bashkuara. Deri tash janë arrestuar 21 veta ndërsa siguria në aeroportet britanike është shtuar.
Sekretari i Brendshëm John Reid deklaroi.
"Policia dhe shërbimi i sigurimit MI5, e hetojnë komplotin për rrëzimin e aeroplanëve, që planifikohej të hidhen në erë në mes të fluturimit", Britania e ka rritur nivelin e kërcënimit nga shkalla "e rëndë" në shkallën "kritike" ka thënë Reid.
Departamenti i Transportit ka vendosur rregulla të reja për masat e sigurisë në aeroportet e Britanisë së Madhe.
Pasagjerët nuk do të lejohen të marrin bagazh në dorë në asnjë fluturim për në Britaninë e Madhe, sipas departamentit.
Në bord të avionit do të lejohen vetem mjete më të domosdoshme-pasaporta dhe portofole, dhe këto të vendosura në çanta transparente plastike.
"Ne shpresojmë që këto rregulla, që rishikohen nga qeveria, do të jenë në fuqi vetëm për një periudhë të kufizuar," thuhet në deklaratë.
Qeveria amerikane gjithashtu e ka shtuar nivelin e sigurisë për fluturimet komerciale nga Britania.
"Kisha thënë se ky komplot ka qenë mirë i përgatitur, me fjalë tjera ata kanë akumuluar gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka qenë faza e fundit e planifikimit para se të bëhej sulmi" ka thënë sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara Majkell Chertof.
XS
SM
MD
LG