Ndërlidhjet

logo-print

KEK: NDËRTIMI I NJË TERMOCENTRALI TË RI DHE PAGESA E BORXHEVE ZGJIDH PROBLEMIN E ENERGJISË


Nadie Ahmeti, Prishtinë

Ndërtimi i një termocentrali të ri dhe pagesa e borxheve të konsumatorëve që arrin mbi 300 milion euro, janë mundësitë e vetme që do të evitojnë problemet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Kështu është bërë e ditur sot në takimin e sotëm të bordit të korporatës, Ministrisë së Energjetikës dhe administratës ndërkombëtare.

Xhon Eshlli, menaxheri i Korporatës Energjetike të Kosovës tha se nëse konsumatorët i shlyejnë borxhet që kanë, atëhere KEK-u do të ketë mundësi të importojë rrymë nga vendet e tjera, dhe në këtë mënyrë të stabilizojë gjendjen e furnizimit me energji elektrike.

"Nëse do të ishim në gjendje të inkasojmë të gjitha paratë të cilat janë borxh, ne do të mbledhim mbi 200 milion euro vetë. Në atë rast KEK-ut nuk do t'i nevojitet një mbështetje nga buxheti i Kosovës. KEK-u vetë do të jetë në gjendje të mirëmbajë sistemin dhe do të kishin mjaft para për të importuar rrymë," tha zoti Eshlli.

Sipas tij bizneset në Kosovë i kanë borxh Korporatës Energjetike 30 milion euro për rrymën e shpenzuar, kurse borxhet e konsumatorëve arrijnë në më shumë se 300 milion euro. Në anën tjetër qeveria e Kosovës dhe Ministria e Energjisë dhe Minierave, ka kërkuar pezullimin e planit ABC, sipas të cilit konsumatorët furnizohen me rrymë varësisht nga kategoria në të cilën janë.

Et'hem Çeku, Ministër i Energjisë, tha se në bazë të këtij plani rrymë të mjaftueshme kanë vetëm konsumatorët që paguajnë rregullisht rrymën e shpenzuar.

"Kërkesa jonë është që ta pezullojmë për momentin planin ABC, t'i furnizojmë të gjitha kategoritë 24 orë me energji elektrike. Të shohim si do të rrjedhë ky propozim i joni. Jemi duke diskutuar që të kemi furnizim të rregullt me energji për muaj të caktuar dhe pastaj të shohim sa do kemi inkasim", tha Ministri i Energjisë Çeku.

Por menaxheri i KEK-ut Xhon Eshlli, nuk është i njoftuar me një kërkesë të tillë të qeverisë. Sipas tij plani ABC nuk ka mundësi të pezullohet, për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

"Nuk kam marrë kurfarë kërkese nga qeveria e Kosovës për pezullimi e planit ABC. Ne nuk kemi mundësi të shfrytëzojmë me energji të gjitha kategoritë tha zoti Eshlli.

Ndryshe, vetëm 3 ditë pas përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, reduktimet kanë rifilluar mbrëmë dhe do të vazhdojnë deri të djelën pasi të jenë evituar problemet në termocentralin Kosova B.

XS
SM
MD
LG