Ndërlidhjet

BEJRUT


Trupat izraelite, të mbështetura nga tanket dhe autoblindat kanë hyrë në qytetin Marjayoun të Libanit, disa orë pasi qeveria e miratoi planin për zgjërimin e ofenzivës tokësore kundër Hezbollahut.
Trupat izraelite pushtuan pozita strategjike në veri të qytetit, i cili ndodhet 9 km afër kufirit izraelit. Radioja izraelite sot njoftoi për luftime të ashpra në gjithë Libanin jugor. Sot zyrtarët izraelitë thanë se ushtria do të përmbahet nga depërtimi në jug të Libanit.
"Koha e operacioneve tjera ushtarake do të vendoset nga kryeministri izraelit. Dhe natyrisht ne jemi duke shikuar në Këshillin e Sigurimit dhe diskutimet qe po behen atje. Nëse komuniteti ndërkombëtarë ndërmerr hapa konkret për implementimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara në Liban atëher operacionet ushtarake do të mbesin të paqarta" ka thënë ministri i Mbrojtjes i Izraelit Mark Regev.
XS
SM
MD
LG