Ndërlidhjet

LONDËR


Banka Qendrore e Britanisë i bëri publike emrat e 19 të arrestuarve që dyshohen se kanë lidhje me komplotin për hedhje në erë të aeroplanëve të udhëtarëve, të cilët fluturojnë nga Britania në Shtetet e Bashkuara.
Banka e Anglisë tha se asetet e tyre janë ngrirë. Shumica janë banorë të Londrës rreth moshës 20-vjeçare. Përkatësia etnike nuk është bërë publike.
Gjithsejt 24 njerëz ndodhen në paraburgim ndërsa aeroportet në mbarë botën i kanë shtuar masat e sigurisë. Zyrtarët thanë se në zbulimin e komplotit patën rol edhe autoritetet në Pakistan.
Komploti parashihte që lëngjet eksplozive dhe përbërësit tjerë të futeshin në aeroplan, dhe pastaj të shpërthenin gjatë fluturimit mbi Oqeanin Atlantik.
Presidenti George Bush tha se komploti i dështuar tregon se Shtetet e Bashkuara mbeten në luftë me ata që ai i quajti "fashistë islamikë".
"Arrestimet e fundit për të cilat po mësojnë qytetarët tanë janë përkujtues i zymtë se ky vend është në luftë me fashistët islamikë, të cilët do të përdorin çdo mjet për të na shkatërruar neve që duam lirinë", tha Bush.
Shtetet e Bashkuara e kanë ngritur në maksimum shkallën e sigurisë në të gjitha fluturimet për në Britani, ndërsa udhëtarëve amerikanë do t'u ndalohet të mbajnë lëngje në valixhet e tyre.
XS
SM
MD
LG