Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara e ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë që Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë, e cila do të bënte thirrje për armëpushim humanitar 72-orësh në luftën një mujore mes Izraelit dhe guerilës së Hezbollahut.
Ambasadori Dan Gillerman i deklaroi radios izraelite se i ka thënë ambasadorit rus Vitaliy Churkin se armëpushimi i tillë vetëm do t'i mundësonte Hezbollahut që të rigrupohet dhe të marrë veten nga bombardimet izraelite.
Churkin tha se Moska propozoi armëpushim 72-orësh sepse deri tash kanë dështuar negociatat në Këshillin e Sigurimit që synojnë ndërprerjen e përhershme të luftimeve. Ai tha se gjendja humanitare në Liban po bëhet "katastrofike".
Ndërkohë ambasadori amerikan John Bolton tha se ekziston mundësia që Këshilli i Sigurimit sot të votojë mbi projekt rezolutën franko-amerikane për armëpushim të përhershëm në Liban.
XS
SM
MD
LG