Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kërkimet për kapjen e të akuzuarit kryesor për krime lufte në Serbi, Ratko Mlladiç janë përmirësuar pas ndihmës së Shteteve të Bashkuara që agjencitë vendase të zbulimit të punonin së bashku.
"Tani kemi një bashkërendim të mirë dhe efikas në mesin e shërbimeve ushtarake dhe civile të sigurisë", tha Rasim Lajiç, i ngarkuar nga qeveria serbe për marrëdhëniet me Gjykatën e Hagës.
Për shkak të mosarrestimit të Mlladiçit Bashkimi Evropian ka pezulluar bisedimet për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit me Beogradin zyrtar.
Kryeprokuroja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte në vazhdimësi ka deklaruar se Mlladiç gjendet në Serbi, çfarë është pranuar së fundi dhe nga prokurori serb i ngarkuar me krimet e luftës.
XS
SM
MD
LG